Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në vijim të mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive në Prishtinë e Prizren, në vijm të takimit të dy Ministrave Krasniqi dhe Kumbaro në Tiranë, datë 22 nëntor 2013, sot u organizua takimi:

Kultura- Hapësira jonë e përbashkët
TAKIMI I PARË MES INSTITUCIONEVE TË KULTURËS DHE ARTIT TË
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË KOSOVËS
nën kujdesin e Ministres Mirela Kumbaro Furxhi dhe Ministrit Memli Krasniqi.

Takimi u organizua në Galerinë Kombëtare të Arteve, me pjesëmarrjen e të gjithë drejtuesve të institucioneve artistike e kulturore të dy vendeve. Në përfundim të takimit u nënshkrua protokolli i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës , Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, qëllimi i të cilit është themelimi i kalendarit të përbashkët kulturor vjetor, si dhe bashkërendimi i aktiviteteve kulturore mes dy vendeve tona. Të dyja Ministritë propozojnë aktivitetet kulturore (duke marrë propozime nga institucionet përkatëse), koordinojnë dhe marrin përsipër detyrimet financiare që lidhen me zbatimin e aktiviteteve. Protokolli i bashkëpunimit lidhet për një periudhë katër-vjeçare dhe propozon aktivitetet kulturore çdo fillim viti.

Kalendari i përbashkët kulturor fillon menjëherë që në datën 14 shkurt, me ekspozitën e Fototekës Marubi në bashkëpunim me Galerinë e Arteve të Prishtinës: “Objekti i lëvizshëm i një arkivi”- 14 shkurt, 2014 në Prishtinë, me prezencën e Ministres Kumbaro Furxhi dhe Krasniqi në hapejen e saj në Prishtinë..

Kalendari i përbashkët, aktivitetet konkrete:

Ky kalendar vihet në jetë me një protokoll bashkëpunimi mes dy Ministrive të Kulturtës.
Protokolli i Bashkëpunimit është në vijim të zotimit të dy qeverive për “Kalendarin e përbashkët kulturor” për katër vjet.
Protokolli parashikon detyrim konkret për krijimin e kalendarëve të përbashkët kulturor çdo vit, si ankes të tij.

Kalendari i përbashkët kulturor fillon menjëherë që në datën 14 shkurt.

– Ekspozita e Fototekës Marubi në bashkëpunim me Galerinë e Arteve të Prishtinës: “Objekti i lëvizshëm i një arkivi”- 14 shkurt, 2014 në Prishtinë.

– Shfaqja për fëmijë “Princesha Teuta” dhe Këngë e valle popullore dhe poezi të Qendrës Kombëtare Fëmijëve, Tiranë do të jetë në Prizren, më 17 shkurt 2014

– Në kuadër të përvjetoreve të Pavarësisë së Kosovës dhe Shqipërisë, respektivisht në shkurt dhe nëntor, do të organizohen shfaqje filmash në Prishtinë dhe Tiranë, të arkivit të filit.

– Botohet vepra e plotë e Jeronim De Radës-shoqëruar me aktivitetin promovues në Kozencë, Tiranë dhe Prishtinë

– Do të botohet antologji e poezisë shqipe të shekullit XX, mbështetur nga të dy Ministritë

– Shpallim sot angazhimin e përbashkët për mbështetjen e Festivalit të Gjirokastrës në vitin 2015.

– Në vijim të angazhimit të dy qeverive, edhe Doku Festi është pjesë e këtij kalendari.

– Në muajin mars për herë të parë vjen në Tiranë trupa e baletit dhe solistet e Teatrit të baletit të Prishtinës me shfaqjen “Dashuria që vret”.

– Gjithashtu nga Prishtina vejn shfaqja “Ballo e Diplomës”

– Angazhim konkret për përfshirjen e artistëve nga Kosova në projekte të TKOB në Tiranë

– Kalendari kulturor përfshin hapësirë të përbashkët për filmin në festivalet prestigjioze si Berlinale dhe Kanë, viti 2015

– Në muajin shtator Qendra Kombëtare e Fëmijëve do të organizojë shfqjen në Prishtinë dhe në Tiranë “Dy trëndafila një kurorë”.

– Në artin pamor në Tiranë do të organizohet ekspozitë e Simon Shirokës.

– Në Prishtinë një ekspozitë e Realizmit Socialist.

– Konferencë vjetore një herë në Prishtinë dhe një herë në Tiranë për trashëgiminë kulturore materiale dhe jo materjae me tematika specifike.

– Trajnime të përbashkëta nga specialistet e Unescos dhe organizata të tjera.

– Trajnime nga stafi i Bibliotekës kombëtare në Tiranë për specialistët në Prishtinë.

– Pjesëmarrje e përfaqësuesve nga Kosova në aktivitetet e Agjencisë të Shërbimit Arkeologjik

– Premierë e përbashkët dhe produksion koreografik të ansamblit të këngëve dhe valleve popullore dhe ansamblit Shota ”Pazari i Korçës dhe Prizrenit”.

– Më së paku shfaqja e një premiere në Tiranë dhe Prishtinë e Teatrove Kombëtarë.

– Konferenca për dramaturgjinë në Tiranë.