Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministria e Kulturës shpall Konkursin “E ardhmja eshte në origjinë” , për përzgjedhjen e “projekt design tip” për realizimin e produkteve më të mira (suvenireve) që përfaqësojnë vlerat dhe trashëgiminë kulturore nga njëra anë, dhe nga ana tjetër janë lehtësisht të punueshme dhe të prodhueshme nga artizanët tanë më të mirë.

Në kontekstin e ri të krijuar nga pandemia globale dhe masat e marra për të parandaluar përhapjen e COVID-19, del si nevojë urgjente gjetja e kanaleve të reja të komunikimit me publikun lidhur me artin dhe kulturën dhe mbështetjen e personave që punojnë në sektorin e industrive krijuese dhe kulturore, burimet financiare të të cilëve janë goditur rëndë.
Si rrjedhojë e kësaj situate shpallim një konkurs, i cili do të mundësojë sjelljen e disa elementëve që lidhen me ushtrimin e veprimtarisë për disa kategori të industrisë kreative dhe kulturore, dhe që shumë mirë mund të mbështeten, duke qenë konform protokolleve të kërkuara.
Ideja për realizimin e këtij konkursi vjen edhe në një moment të vështirë për shkak të pandemisë, që ka pezualluar pothuaj cdo aktivitet kulturor në vend dhe ka tkurrur tepër veprimtarinë ekonomike të artizanëve. Idea është si më poshtë vijon:
Ministria e Kulturës shpall Konkursin “E ardhmja eshte në origjinë”, për përzgjedhjen e “projekt design tip” për realizimin e produkteve më të mira (suvenireve) që përfaqësojnë vlerat dhe trashëgiminë kulturore nga njëra anë, dhe nga ana tjetër janë lehtësisht të punueshme dhe të prodhueshme nga artizanët tanë më të mirë.

Konkursi ju adresohet projektuesve/dezinjatorëve të të gjitha moshave të cilët jetojnë, punojnë apo studiojnë në territorin e vendit, duke iu dhënë mundësinë për të projekuar elementë të veçantë dhe gjithëpërfshirës nga folklori ynë dhe jo vetëm, që kapin dhe identifikojnë simbolika dhe elementë përfaqësimi të trevave tona mbi trashëgiminë.
Prodhimi i këtyre produketeve do të klasifikohet më tej si “suvenir” dhe do të pasurojë fondin e relikeva kreative e që do të mund të shërbejnë për raste të ndryshme promovimi sikurse në: pritje, ceremoni, festivale, panaire, ekspozita, ngjarje të shënuara etj. apo edhe për shitje në të ardhmen, me qëllim promovimin e turizimit në vend nga artizanët e të gjitha trevave.
Përdorimi i elementeve kombëtare sikurse kostumet tradicionale, qilimat apo edhe elementë të tjerë të cilët perfaqesojnë zona të caktuara të vendit duhet të jenë në bazë të çdo materiali/objekti të krijuar në kuadër të këtij konkursi në : dru, alabastër, mermer, porcelan, hekur, bakërr qelq, tezgjah, pëlhurë etj.
Konkursi është i hapur nga data 25 Nentor – deri me 10 Dhjetor 2020

Aplikimet të dërgohen me e mail në adresën: info@kultura.gov.al

• Perzgjedhja e aplikantëve do te behet nga juria, e cila përmes votimit individual me pikëzim do të përzgjedhë punimet më të mira, dhe do të shpallë edhe tre fituesit.

VLERËSIMI
Çfarë vlerësohet Shpjegim Pikëzimi
1 Idea e përgjithshme Në tërësi vlerësimi për projekt idenë Nga 1 deri në 20
2 Realizimi Grafik Zbërthimi në detaj i projekt idesë Nga 1 deri në 20
3 Realizimi i produkteve A është i/e mundur prodhimi i tyre Nga 1 deri në 20

Në përfundim Ministria e Kulturës do të mbeshtesë tre kandidatë.
– Fituesi i Çmimin e Parë do të vlerësohet me 150,000 lekë
– Fituesi i Çmimin e Dytë do të vlerësohet me 100,000 lekë
– Fituesi i Çmimin e Tretë do të vlerësohet me 70,000 lekë