Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Procedurat që ndjekin funkionarët e lartë për të marrë vendime janë në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. Në mbështetje të ligjit Nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, nëpunësi më i lartë civil në ministri është Sekretari i Përgjithshëm, i cili raporton dhe jep llogari drejtpërdrejt te ministri. Funksionarë të lartë në ministri janë dhe anëtarët e trupit të lartë drejtues (TND), që në rastin e Ministrise se Kultures janë Drejtorët e Drejtorive të Përgjithshme. Drejtorët e Përgjithshëm janë përgjegjës për përcaktimin e objektivave të drejtorive përbërese, përcaktimin e detyrave të drejtorive përbërese, për monitorimin e veprimtarisë së tyre dhe për sigurimin e koordinimit ndërmjet tyre dhe me njësi të tjera të ministrisë. Kompetencat dhe detyrat e funksionareve te larte ushtrohen ne perputhje me Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, Ligjin Nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore” dhe çdo legjislacion në fuqi për aq sa është i zbatueshëm. Lidhur me procedurat e zgjedhjes se tyre zbatohen dispozitat ligjore të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” dhe aktet nënligjore të nxjerra në bazë dhe për zbatim të tij.

VKM per fushen e pergjegjesise se Ministrise se Kultures