Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Lundroni në këtë Seksion

Xhuliana Haxhiu, prej Marsit 2024 mban detyrën e Këshilltarit të Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Ka studiuar në Marketing, Publicitet dhe Marrëdhënie me Publikun. E trajnuar dhe certifikuar si eksperte në Digital Marketing, ka një eksperiencë shumëvjeçare si konsulente në disa kompani të huaja.
Gjithashtu ka mbajtur pozicione të ndryshme në institucione publike në vend. Prill 2020-Shkurt 2024 ka ushtruar funksionin e saj në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor ku ka mbajtur detyrën e Përgjegjëses së Sektorit të Informacionit në Njësinë e Marrëdhënieve me Publikun. Më pas në cilësinë e Koordinatores së Kabinetit në DPSHTRR, ka menaxhuar komunikimin dhe koordinimin midis departamenteve si dhe ka ndihmuar në zbatimin e politikave organizative.
Fusha e përgjegjësisë: Angazhimi në ndërtimin e strategjive, fushatave të marketingut dhe komunikimi me publikun.

e-mail : xhuliana.haxhiu@meki.gov.al